Gjenerata aktuale e modelit Superb ofron një numër të madh avantazhesh si hapsirën, teknologjinë e përparuar (TSI, kambion DSG, dritat përshtatëse AFS si edhe sistemin për derën e bagazhit ‘Tëin door’). Superbi i ri Combi shton edhe më tepër avantazhet e sedan-it.

 

Ndër elementët më të rëndësishëm mund të përmendet bagazhi i gjërë me një kapacitet prej 633/1,865 litrash me shumë elementë që kontribuojnë në komoditet dhe funksionalitet. Tavanin panoramik me dy pjesë dhe pjesën e parë me rrëshqitje, hapjen dhe mbylljen elektrike të derës së pasme me ndriçim, një sistem të përparuar 4x4 si dhe që nga viti 2010, sistemin për hapjen, mbylljen dhe ndezjen e makinës pa përdorur çelsin. 

Tavani panoramik me kontroll elektrik vjen në përmasat: 1,364 x 870 mm. Kur pjesa e parë është e hapur në mënyrë automatike ngrihet një mbrojtëse nga era, e cila ul zhurmën dhe erën e cila hyn në makinë. Pjesa e parë dhe ajo e fiksuar e xhamit të tavanit është prodhuar prej xhami të errësuar, duke ofruar në këtë mënyrë një shkallë maksimale komoditeti (sasia e dritës dhe e nxehtësisë që hyn brenda në makinë kufizohet ndjeshëm). Elementët e kontrollit të tavanit elektrik janë lehtësisht të arritshme nga drejtuesi edhe pasagjeri i parë. I gjithë tavani panoramic mbulohet nga një perde izoluese me kontroll elektrik.  

Dera e Pasme me Kontroll Elektrik

 

Linjat elegante të makinës plotësohen vizualisht nga dera e pasme dhe së bashku me dritat e ridizenjuara ta pasme përbëjnë një ndër elementët kryesor në dizajnin e Superbit të ri Combi.

 

Një element tjetër i cili shton më tej komoditetin në përdorim është opsioni për hapjen dhe mbylljen elektrike të derës së pasme, kontrolli i së cilës mundësohet me anë të pultit apo një butoni të veçantë në brendësi të derës së pasme apo në kroskot. Për më tepër është e mundur që të regjistrohet lartësia e hapjes për derën e pasme. Tashmë ndotja e duarve në kohë me shi i përket të kaluarës. 

Koncepti i ri i Hapsirës Për Bagazhin

 

Hapsira e ndryshueshme e bagazhit është një ndër avantazhet kryesore të modelit të ri. Kapaciteti bazë prej 633 litrash mund të rritet më tej duke palosur sediljet e pasme, për të arritur në 1,865 litra. Kjo mundëson garkimin e objekteve voluminoze kur lind nevoja.

Një koncept i ri (i cili nuk vjen si pajisje standard për çdo version) përfshin ndër të tjera, dyshemenë me elementë fiksues për bagazhet (një sistem me shufra të integruara alumini), një mbulesë automatike, ganxha fisuese, gjashtë elementë fiksues për rrjetën si edhe dritën e zhvendosëshme LED. Ndriçimi i bagazhit dhe hapsirës pas realizohet falë një seti llampash të vendosura në anë të derës së pasme.

 

Lartësia e ngarkimit (nga toka) është vetëm 600 mm, ndërkohë që dyshemeja zgjerohet duke mbuluar pjesën e sipërme të parakolpit për ta mbrojtur atë. Kjo gjë lehtëson në mënyrë të dukshme manovrimin me bagazhe voluminoz dhe të rëndë.