Škoda Roomster, një MPV unike.


Ky model ofron një hapsirë të bollshme për udhëtimet me familjen, ato turistike apo për të vizituar miqtë. Njëkohësisht ofron sportivitetin për të kaluar pushime aktive si dhe dizajninin për të udhëtuar në qytet për argëtim. Fuqia e këtij modeli ju mundëson të transportoni çdo gjë që ju nevojitet. Falë dinamizmit të tij do mund të përjetoni një përvojë të papërsëritshme udhëtimi.

 

Ky është Roomsteri që njihni. Por tani ai vjen me diçka të re…


Motori i ri 1.2 TSI ka një rendimet shumë të lartë, një përshpejtim mahnitës, nivele të ulta zhurme dhe konsumi. 

Pamja e jashtme

Dizajni i ri i parakolpit të parë dhe dritave të mjegullës, grila e radiatorit me një paraqitje më rezistente, forma elipsoidale si edhe optika e sofistikuar të dritave kryesore i japin Roomsterit një karakter të fortë dhe të qëndrueshëm.

 

Paketat e reja të ngjyrave të jashtme, tavani magjepsës dhe gama e gjërë e disqeve të aluminit ju japin mundësi të shprehni hapur personalitetin tuaj nëpërmjet makinës.

 

Linjat dinamike të shasisë me dorezat e dyrve të para të integruara në sipërfaqen e derës ose dritaret në formë të pazakontë janë tashmë tipare të dallueshme të këtij modeli. 


Pamja e brendshme

Tapiceritë dhe dizajnet e reja të veshjeve të brendëshme forcojnë më tepër eksperiencën tuaj të udhëtimit. Dizajni inovativ i kroskotit dhe elementëve të kontrollit të ajrit të kondicionuar përveç paraqitjes estetike janë pasuruar me funksione të reja. Timoni multifunksional lejon manovrimi e thjeshtë dhe të sigurt të radios dhe telefonit.

 

Roomster dallohet për hapsirën dhe funksionalitetin në brendësi. Falë sediljeve të pasme VarioFlex ju do të gjeni të gjithë hapsirën për të cilën keni nevojë. Hapsira e bollshme pasurohet edhe me detaje të zgjuara, sepse komoditeti juaj është i rëndësishëm për ne.