Praktiku ashtu si edhe ju, kryen shumë funksione.


Një sipërmarës i suksesshëm vendos pothuaj se cdo gjë në funksion të punës! Ai është eficient, fleksibel, i gjithëanshëm. Të njëjtë gjë ai e pret edhe nga njerëzit dhe nga makina me të cilët ai punon. Škoda Praktik është një ndihmës i vërtetë i gatshëm për të përmbushur cdo nevojë tuajën për të arritur qëllimin në punë.

 

Makina dy vëndëshe ju ofron komoditetin, manovrueshmërinë si edhe paraqitjen e një makine pasagjerësh. Në të njëjtën kohë është e madhe mjaftueshëm për nevojat bizneseve të vogla apo të mesme. 


Kjo makinë do të përshtatej më së miri në flotën e makinave të kompanive të mëdha me rezultate të shkëlqyera në detyrat e dorëzimeve tek klientët.  

Hapsira e ngarkesës

Hapsira e bagazhit në dispozicion është shumë herë më e madhe sesa përshtypja që të krijon ky model kompakt. Škoda Praktik ka një kapacitet prej 1,900 litrash.

 

Gjashtë elementë fiksues në krahë si edhe dyshemeja me tri ndarje në pjesën e pasme mundësojnë një shkallë të lartë stabiliteti për transportin e ngarkesës. Gjatësia e hapsirës për ngarkesë është prej 1,605 mm, gjërësia 1,434 mm, lartësia e kësaj hapsire arrin në 990 mm. Praktiku ofron një kapacitet ngarkese prej 550 kg, kapacitet ky që mund të arrij deri në 640 kg për makinat me disqet 15’’. 

illustrative picture

Pamja e brendshme

Të gjithë elementët e kontrollit në kabinë janë lehtësisht të arritshëm ndërkohë që instrumentat ofrojnë një shkallë të lartë lexueshmërie dhe qartësie. Drejtuesi ka një pamje të mirë në të gjitha drejtimet.

 

Kroskoti i dekoruar me ngjyrat Onyx të lë një ndjesi të këndshme në prekje. Tapiceria e sediljeve të Praktik-ut është jashtëzakonisht e rezistueshme dhe e thjeshtë për t’u pastruar. Makina është e pajisur me timon elektro-hidraulik  me katër rreze, të regjistrueshëm në lartësi dhe thellësi.