Teknologjia tek Octavia e re është ndër më të përparuarat që haset ndërmjet makinave moderne. Octavia e re është e disponueshme me pesë motor benzine dhe tre motorë nafte, si edhe një game të pasur kambiosh manuale dhe automatike.
Në të përfshihet kambio revolucionare automatike DSG me 7 raporte, e konceptuar në mënyrë specifike për motorët: 1.2 TSI/77 kW (105 kf), 1.4 TSI/90 kW (122 kf) dhe 1.8 TSI/118 kW (160 kf).
Octavia e re është e pajisur me një numër të madh motorësh të cilindratave dhe rendimeteve të ndryshëm për t’ju përshtatur nevojave të çdo klienti.
Motorët e benzinës variojnë nga 1.4 MPI/59 kW (80 kf) deri tek 2.0 TSI me një rendiment prej 147 kW (200 kf). Gama e motorëve të naftës ofron dy motor turbo me një rendiment prej 77 kW (105 kf) dhe 103 kW (140 kf), si edhe një motor 2.0 TDI i pajisur me sistemin common rail dhe injeksionin direkt turbo me një rendiment prej 125 kW (170 kf).