Ndjesia e garave, në çdo udhëtim tuajinhe
Mbyllini sytë. Imagjinoni sikur jeni në vijën e nisjes në garën legjendare të Monte Carlos. Shtrëngoni timonin, ndizni makinën dhe ndieni zhurmën e makinës. Pesë, katër, tre, dy një… Nisu!l
Škoda Fabia Monte Carlo shpalos plot vetëbesim natyrën sportive dhe dëshirën për gara. Paraqitja plot karakter e kësaj makine plotësohet nga tiparet e shkëlqyera në udhëtim. Shasia sportive dhe motorët ekonomik TSI dhe TDI ju japin një kënaqësi të pafundme në udhëtim.
Dizajni i ri në ngjyrë të zezë i elementëve vertikalë të grilës, përfshirë edhe kornizën, dritat kryesore ato të mjegullës dhe dritat e udhëtimit ditën të lyra në ngjyrë të zezë i japin Fabia Monte Carlos një shprehje të egër.
Pasqyrat e jashtme te zeza, tavani i zi me spoilerin, mbrojtëset plastike të zeza me elemntë me shkëlqim në pjesën fundore, xhamat e errësuar, disqet e aluminit në ngjyrë të zezë… Të gjitha këto janë tipare sa të thjeshta aq edhe të dallueshme të cilat e bëjnë këtë makinë unike.
Brendësia sportive dhe elegante është e pasur me element të sofistikuar. Timoni me tri rreze me lëkurë të perforuar është dekoruar me tegel të kuq. Leva e marshit dhe veshja e kambios manuale dhe frenave të dorës vijnë gjithashtu në ngjyrë të zezë me tegelë të kuq. Veshjet prej çeliku të pedaleve theksojnë më tepër ndjesinë sportive në brendësi të makinës. Sediljet sportive të para mund të porositen në ngjyrë gri ose të kuqe të kombinuara me element dekorativ ngjyrë të zezë në mbështetësen e shpinës. Tavani, traversat si edhe veshjet e poshtme dhe ato të dyerve vijnë në ngjyrë të zezë për të dy kombinimet e brendshme.
|
|
|
|