Dritat kryesore të Superbit, forma e pazakontë e të cilave vazhdon deri tek krahët, i jep fytyrës së makinës një paraqitje dinamike. Ato formojnë një tipar dominant dhe bëhen pjesë e një dizajni elegant për të gjithë makinë duke bërë që të gjithë të tërhiqen pas saj.
Dritat kryesore Bi-Xenon së bashku me AFS (sistemin përshtatë të dritave të mjegullës) mundësojnë një ndriçim të shkëlqyer. Ky sistem përshtat dritën në mënyrë automatike në varësi të situatave të udhëtimit, animin e saj gjatë kthimit të makinës, si dhe përshtatja e sipërfaqes së ndriçuar në varësi të shpejtësisë dhe kushteve të udhëtimit prsh. në qytet, autostradë apo gjatë udhëtimit në shi.
“Drita turist” është një funksion i cili përdoret kur makina shkon në një vend ku udhëtohet nga krahun e kundërt nga vendi për të cilin është prodhuar makina. Për shëmbull, makina e cila është ndërtuar për udhëtim në krahun e djathtë, falë këtij funksioni, nuk do të verbojë shofertë e tjerë kur kjo makinë do të udhëtojë në një vend ku përdoret krahu i majtë.