Fabia i është nënshtruar një 'facelift-i' i cili ka prekur dizajnin e pjesës së parë të makinës. Linjat e mëparëshme vertikale janë zëvendësuar me ato horizontale. Është pasuruar gama ngjyrave dhe ajo e disqeve dhe ndryshimet kanë vazhduar edhe në brendësi. Fabia vjen tashmë tërësisht e rinuar.
Gama e motorëve është tërësisht e re. Motorëve egzistues të benzinës, si 1.2/44 kW dhe 1.2/51 kW, u është shtuar edhe 1.2 TSI i disponueshëm me 63 kW dhe 77 kW. Versioni më i fuqishëm mund të porositet me kambion automatike me dopio freksion dhe me shtatë raporte DSG, e cila zëvendëson kambion me 6 raporte Tiptronic.
Ka gjithashtu një gamë të re motorësh nafte e cila përfshin motorin me tre cilindra 1.2 TDI CR me një rendiment prej 55 kW, motori katër cilindërsh 1.6 TDI CR/55 kW dhe 1.6 TDI CR i disponueshëm me 66 dhe 77 kW. Të gjithë motorët e naftës përdorin teknologjinë common rail dhe janë të pajisur me filtrin DPF. Si motorët e benzinës ashtu edhe ato të naftës përmbushin standardet e emetimeve EU 5.